Më 18 shtator, në Vrapçisht u hap shtabi zgjedhor i koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me liderët e tjerë të VLEN-it, të cilët shprehën mbështetjen e plotë për kandidatin për kryetar komune, z. Memet Seferi.
Me kandidatin tonë, Memet Seferi, po hapim një kapitull të ri për banorët e kësaj ane. Pas 19 tetorit, Vrapçishti nuk do të ketë më kryetar të korruptuar, por një udhëheqës që punon me ndershmëri dhe vizion. Banorët e kësaj komune do të ndjekin projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e tyre dhe do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm.
Vrapçishti VLEN.