Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, uron formimin e Qeverisë së re të Republikës së Shqipërisë dhe mandatin e katërt të kryeministrit Edi Rama.
“Republika e Shqipërisë është duke ecur me hapa të përshpejtuar në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Mandati i katërt i kryeministrit Rama është mandati i integrimit të Shqipërisë në BE dhe si i tillë duhet të reflektojë pozitivisht edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Urime dhe suksese!” – theksoi kryetari Ibrahimi.