Blerim Sejdiu, kandidati i VLEN-it për një Zhelinë më të zhvilluar

Nuk mbahet mend që hapjet e shtabeve zgjedhore të shndërrohen në tubime kaq të fuqishme, me kaq shumë energji dhe zemër. Por kjo tashmë po bëhet standardi i ri që po e sjell koalicioni VLEN në çdo cep të vendit.

Më 16 shtator, në Zhelinë, së bashku me krerët e VLEN-it dhe me përkrahësit tanë të palëkundur, u hap shtabi zgjedhor lokal dhe u promovua me krenari kandidati ynë për kryetar të komunës, z. Blerim Sejdiu – kryetar aktual dhe i ardhshëm i Zhelinës.

Nën udhëheqjen e tij, kjo komunë ka përjetuar ndryshime rrënjësore: investime konkrete, menaxhim të ndershëm dhe një vizion të qartë për të ardhmen. Përkrahja e qeverisë ka qenë e prekshme, duke dëshmuar se kur ka vullnet dhe bashkim, ndryshimi bëhet realitet.

VLEN do të vazhdojë ta mbajë fjalën e dhënë dhe ta çojë përpara vizionin për zhvillimin e çdo komune dhe të gjithë vendit.