Më 11 shtator 2025, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me krerët e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Studeniçan.
Në këtë ngjarje, Ibrahimi theksoi se Studeniçani ka ruajtur ndër breza mikpritjen, traditën dhe kultivimin e vlerave, por se tashmë është koha për një udhëheqje të re. Ai promovoi kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, i cili sjell një frymë të domosdoshme për Karshiakën.
“Sedat Bislimi përfaqëson profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin – vlera që sot i duhen më shumë se kurrë udhëheqjes lokale”, u shpreh Ibrahimi.
Me Sedat Bislimin në krye, VLEN ndryshimi në Studeniçan!