Në Qytetin e Alfabetit, Manastir, Kryetari i Alternativës, dr. Zeqirija Ibrahimi, së bashku me krerët e koalicionit VLEN, mori pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor – të cilin e quajti “shtabi i fitores”.
Me këtë rast, ai theksoi se zëri i banorëve të Manastirit është zë i ndryshimit, i cili u dëshmua më 8 maj me përmbysjen e regjimit të BDI-së dhe që do të vuloset përsëri më 19 tetor.
“Manastiri, si gjithmonë, mbetet një simbol i identitetit dhe rezistencës sonë, por tani është edhe një dëshmi e qartë e vullnetit për ndryshim”, u shpreh Ibrahimi.