Zeqirija Ibrahimi në Gostivar: Me Sebaedin Dautin për ndryshim dhe zhvillim

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ishte në Gostivar për të sjellë frymën e ndryshimit nga Tetova, duke marrë pjesë në hapjen e shtabit të VLEN-it dhe në promovimin e kandidatit për kryetar komune, Sebaedin Dauti.

Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi se Gostivari ka nevojë për një qasje të re zhvillimore. “Si rezultat i politikave të gabuara të pushtetit lokal, numri më i madh i të rinjve të Gostivarit të ardhmen e tyre gjithnjë e më shumë e shohin në Perëndim. Ka ardhur koha që t’u themi STOP politikave të këtilla të gabuara”, u shpreh ai.

Sipas tij, VLEN-i, përmes pushtetit qendror dhe me ardhjen në krye të Gostivarit të Sebaedin Dautit, do të sjellë ndryshimin e shumëpritur, duke e kthyer qytetin në vend të merituar dhe dinjitoz për jetën e qytetarëve.