Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me kandidatin e VLEN për komunën e Dollnenit, Blerim Islami, ka nënvizuar se përmirësimi i jetës së qytetarëve në Dollnen është prioritet.
“Kisha nderin të pres në takim kandidatin e VLEN për kryetar të Komunës së Dollnenit, z. Blerim Islami.
Gjatë takimit diskutuam për vizionin e tij dhe platformën zgjedhore që synon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Dollnen.
Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, dhe ai do të vijë me VLEN!
Në çdo vendbanim ku frymon shqip, VLEN është dhe do të jetë pranë qytetarëve!
”, nënvizoi Ibrahimi.