Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë hapjes së shtabit në Likovë ka nënvizuar se ka ardhur koha që pushteti lokal në Likovë të ndryshojë.
“Bashkë me krerët e VLEN-it, mora pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Sllupçan të Komunës së Likovës.
Zgjedhjet lokale janë festë, pasi që i jepet mundësia qytetarit që gjërat që politikanët i kanë bërë keq, t’i dënojë me votë.
Komuna e Likovës është njëra prej komunave që ka vuajtur më së shumti nga pakujdesia e politikanëve. Ka ardhur koha që t’i jepet mundësi një fryme të re qeverisjeje. Ka ardhur koha që ndryshimi që e bëmë si VLEN më 8 maj të vitit 2024 të ndjehet edhe në pushtetin lokal në këtë komunë. Nexhmedin Sadiku është emri i përveçëm që do t’i prijë këtij ndryshimi”, nënvizoi Ibrahimi.