Kryetari Zeqirija Ibrahimi bëhet pjesë e fushatës së Institutit për Transfuziologji për dhurimin e gjakut vullnetar

Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, sot iu bashkua fushatës për dhurimin e gjakut vullnetar, e cila është organizuar nga Instituti për Transfuziologji. Me këtë rast, ai shprehu mbështetjen e tij për nismat humanitare që kanë për qëllim shpëtimin e jetës së qytetarëve dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të gjakut.

Kryetari Ibrahimi vlerësoi punën dhe përkushtimin e drejtorit të Institutit, Ami Elezi, i cili ka transformuar këtë institucion në një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai theksoi se fushata të tilla fisnike janë dëshmi e rolit të institucioneve publike në shërbim të qytetarëve.

“VLEN në çdo institucion po bën dallimin – me punë, përkushtim dhe vepra konkrete. Dhurimi i gjakut është akt human dhe shpëton jetë,” u shpreh Ibrahimi.