Gashi-Aliev: Maqedonia e Veriut dhe Azerbejxhani janë partnere të rëndësishme në rrugën e zhvillimit ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare në Baku, Azerbejxhan, Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, që po i paraprin një delegacioni parlamentar, është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev.

Gashi dhe Aliev kanë shkëmbyer mendime rreth marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar.

Gashi shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm.