Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, po merr pjesë në MEF Forumin e Energjetikës të këtij viti.
Murtezani u u shpreh për një realitet thelbësorë, dhe ajo është se sfidat klimatike, gjeopolitike dhe ekonomike janë realitet të cilat nuk mund t’i injorojmë. Por ato janë edhe mundësi. Mundësi për të treguar vizion, guxim dhe vendosmëri.
Para të pranishmëve, Murtezani shpalos edhe projektet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i zbatuar në atë drejtim:
Filluam projektin më të madh të energjisë me erë deri më tani – investim prej 500 milionë dollarësh që do të sigurojë 400 megavat energji të pastër.
Po investojmë mbi 26 milionë euro në digjitalizimin e rrjetit të transmetimit në Pellagoni dhe rajonin Jugperëndimor – sepse burimet e ripërtritshme kërkojnë infrastrukturë bashkëkohore.
Po sanojmë 50 shkolla në tërë vendin që të jenë me efikasitet energjetik dhe më të përshtatshme për fëmijët të cilët janë e ardhmja jonë.