Kryetari Zeqirija Ibrahimi merr pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes “Qytetar Nderi” për Joseph John Dioguardi

Kryetari Zeqirija Ibrahimi gjatë ditës së sotme ka marr pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes “Qytetar Nderi” për ish-kongresmenin shqiptar Joseph John DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, znj. Shirley Cloyes DioGuardi.
Kongresmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në avancimin e Çështjes Shqiptare në arenën ndërkombëtare, ka nënvizuar Ibrahimi.
Kontributi i Joseph John DoGuardi dhe përkushtimi i sinqertë ndaj të drejtave të shqiptarëve në Ballkan janë dëshmi e miqësisë së vërtetë dhe e përkushtimit të thellë ndaj kauzës sonë kombëtare.
Përndryshe, kjo ceremoni është organizuar me ftesën e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për ta nderuar këtë figurë të rëndësishme për kombin shqiptarë.