Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës së veçantë “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hedh dritë mbi vuajtjet dhe sakrificat e paimagjinueshme të atyre që kontribuuan në themelimin e alfabetit të gjuhës shqipe, si dhe të familjarëve të tyre, të cilët u përballën me persekutimin e egër gjatë regjimit komunist. Ky aktivitet është një homazh për këta njerëz të jashtëzakonshëm dhe një kujtesë e rëndësishme për historinë dhe identitetin tonë kombëtar.