Gjatë vizitës sime në Washington D.C., bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Timco Mucunski , kisha kënaqësinë të takohem me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, z. Alexander Kasanof.
Konfirmuam partneritetin strategjik me SHBA-në, bashkëpunimin e suksesshëm në NATO, si dhe vizionin e palëkundur të vendit për integrimin në BE.
Ky ritakim, pas vizitës së tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut një muaj më parë, ishte thelbësor për angazhimin në forcimin e lidhjeve dhe aleancës me SHBA-në.