Kisha kënaqësinë të realizoj takim me Ambasadorin e Azerbejxhanit, Sh.T. Kamil Kasijev, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për thellimin e tyre. E informova për përpjekjet tona në procesin e integrimit në BE dhe konstatuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe avancimin e reformave në fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës, digjitalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik. U pajtuam se grupet parlamentare të bashkëpunimit që kanë formuar të dyja vendet, janë vendimtare për forcimin e raporteve mes dy shteteve.