Kisha nderin të zhvilloj një takim të frytshëm me z. Erik Matiasen, Përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Theksuam rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy shteteve dhe mbështetjen e palëkundur të Norvegjisë për aspiratat tona europiane.
Shpreha mirënjohje për kontributin e çmuar të Norvegjisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Diskutuam procesin e integrimit në BE, sfidat për ndryshimet kushtetuese dhe përkushtimin e Kuvendit për reformat e nevojshme. U pajtuam se mbështetja e Norvegjisë është kyçe për progresin e integrimit dhe se do të thellojmë bashkëpunimin tonë.