Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takoi Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Europën, z. Filip Lekler

Kisha nderin të takohem me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Europën, z. Filip Lekler, dhe përfaqësuesin e UNHCR në Maqedoninë e Veriut, z. Gabriel Gualano de Godoy.
Diskutuam për rolin vendimtar të këtij misioni në mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët, si dhe për bashkëpunimin intensiv me Kuvendin për adaptimin dhe zbatimin e ligjit për evidencë amë. Shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të misionit gjatë këtyre tre dekadave, i cili ka kontribuar në krijimin e një sistemi bashkëkohor të azilit. Konfirmuam angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbështetjen për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *