Mbrëmë, me ftesën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanoska-Davkova, dhe Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas, z.z. Stefan, së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, mora pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e Ditës së Shën Klimentit të Ohrit.
Angazhimi për avancimin e dijes është jetik në rrugën tonë drejt kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit midis popujve. Gjuha, kultura dhe feja janë elemente identifikuese dhe vlera që i dallojnë popujt tanë, duke i përafruar ata.