Kryeparlamentari Gashi mori pjesë në debatin e kushtuar edukimit mediatik dhe informacionit.

Me iniciativën e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore si dhe Forumit Arsimor Rinor, kisha nderin të marrë pjesë në debatin e kushtuar edukimit mediatik dhe informacionit, një ngjarje e rëndësishme për të diskutuar rolin e mediave në krijimin e një shoqërie të informuar. Theksova se pushteti i mediave është çelës për forcimin e demokracisë, prandaj është e nevojshme që qytetarët të jenë të aftë të analizojnë informacionin që konsumojnë.
Inkurajova një qasje gjithëpërfshirëse dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për të promovuar edukimin mediatik në shkolla, universitete dhe institucione. Kjo do të kontribonte të kemi media më të besueshme, qytetarë më aktivë dhe demokraci më të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *