Kisha kënaqësinë e veçantë që, në Gjenevë, të zhvilloj një takim me nënkryetarin e Parlamentit Europian, z. Nikolae Stefanuta. Shpreha mirënjohjen time për këtë bashkëbisedim të përbërjes së re parlamentare, të të dyja institucioneve, dhe e shfrytëzova këtë mundësi për ta uruar z. Stefanuta për pozitën e tij të re, duke i dëshiruar suksese dhe një bashkëpunim të frytshëm gjatë mandatit të tij.
Gjatë takimit, diskutuam mbi sfidat aktuale të integrimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, si dhe mbi rëndësinë e thellimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit me BE-në për realizimin e objektivave tona strategjike. Unë theksova angazhimin e fortë, vendosshmërinë dhe përkushtimin e vendit tonë për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, duke siguruar për gatishmërinë që të përballojmë sfidat që paraqiten në këtë rrugëtim.