Ishte privilegj të takoj znj. Tulia Ackson, kryetare e Unionit Ndërparlamentar , me të cilën diskutuam për rolin kyç të parlamenteve në promovimin e paqes dhe progresit global.
Përgëzova kryetaren Ackson për organizimin e Asamblesë së 149-të të Unionit ndërparlamentar, që u zhvillua në Gjenevë, si dhe theksova që ngjarje si kjo janë esenciale për të inkurajuar diskutime dhe bashkëpunime mes shteteve, për sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi.
Kryetarja Ackson, nga ana tjetër potencoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm në drejtim të fuqizimit të institucioneve demokratike.