Realizova një takim konstruktiv me Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani – u.d. në ambasadën e shtetit të Katarit, me të cilin diskutuam mbi marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zgjerimin e tij.
E informova që jemi të përkushtuar për anëtarësim në BE, por njëkohësisht edhe për angazhimin për të ruajtur dhe zgjeruar komunikimin me vendet e tjera joeuropiane. Për këtë arsye, kemi formuar edhe grupin për bashkëpunim me parlamentet e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Arab, duke shpresuar që ky komunikimi do të thellohet në të ardhmen.
U dakorduam që vendet tona duhet të fokusohen në zgjerimin e bashkëpunimit ekononomik, tërheqjen e investimeve direkte dhe bashkëpunimin mes dhomave të tregëtisë. Njëkohësisht, rinovimi i linjës ajrore mund të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy vendeve, si dhe në rritjen e vizitave turistike.
E faleminderova për vizitën e tij dhe shprehëm gatishmëri të plotë që të mirëmbajmë komunikim të vazhdueshëm për hapa më konkret të bashkëpunimit.