Kryeparlamentari Gashi priti një grupë të studentëve të cilët do të kenë mundësinë të studiojnë dhe angazhohen në proceset legjislative.

Me një kënaqësi të veçantë, ditën e fillova me hapjen solemne të Programit të Vullnetarëve të Kuvendit, ku mirëprita grupin e studentëve vullnetarë të cilët do të kenë mundësinë të studiojnë dhe angazhohen në proceset legjislative.
Theksova se ky program do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të mësuar nga praktikat e Kuvendit dhe njëkohësisht, për t’i dhënë zë ideve dhe pasioneve të tyre; ndërkaq u shpreha i bindur që vullneti dhe enegjia e tyre, do të sjellë ide frymëzuese dhe inovatore në këtë institucion.
Përgëzova çdo student që ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij programi, duke i siguruar që Kuvendi do të jetë një mjedis mikpritës dhe zëri i tyre do të jetë i çmuar.
Në veçanti faleminderova Fondacionin për Demokraci Westminster, për përkushtimin dhe mbështetjen e këtij Programi të dobishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *