Sot kisha kënaqësi që t’i pres në zyrën time z. Steinar Hoel Korsmo nga “Seed Forum Global Accelerator Program”, i shoqëruar nga z. Islam Poliku – kryeshef ekzekutiv i Odës Ekonomike të Norvegjisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët i takova me ndërmjetësimin e kolegut tim, Isamet Bakiu.
Në këtë takim biseduam për mundësinë që e ofron “Seed Forum Global Accelerator Program” për të ndihmuar në hapjen e kompanive nga të rinjtë që kanë interes për të krijuar biznese të reja.
Duke e përshëndetur këtë nismë, u thashë se AlternAtivA dhe koalicioni VLEN është në dispozicion të secilës mundësi për ta avancuar zhvillimin ekonomik në vendin tonë, e veçmas kur bëhet fjalë për ndihmën ndaj të rinjve që kanë shpirt ndërmarrësie.