Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeparlamentari Gashi takoi përfaqësues të Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike Turqi – Maqedonia e Veriut

Në takimin me Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike Turqi – Maqedonia e Veriut diskutuam për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona, që duhet ta ndjekë edhe shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike.
Me këtë rast theksova se institucionet shtetërore po bëjnë gjithçka që kanë mundësi për ta lehtësuar bashkëpunimin ekonomik, për çfarë kontribuon edhe afërsia gjeografike, lidhjet e mira infrastrukturore dhe linjat direkte të fluturimit midis dy vendeve.
Nënvizova, po ashtu, se angazhimi i dy vendeve tona për rritjen e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar është i ndërsjellë dhe prandaj u shpreh pritshmëria për zgjerimin e interesit të kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *