Gjatë vizitës në Turqi kryeparlamentari Gashi takoi edhe kryeparlamentarin e Republikës së Turqisë z.Kurtulmush

Republika e Turqisë është një mbështetëse e madhe e jona, një mik i madh me të cilën gjithmonë kemi pasur, dhe shpresoj ta kemi edhe në të ardhmen, një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe pse nuk jemi fqinj drejtpërdrejt, në Maqedoninë e Veriut shpesh themi se Turqija është një ndër fqinjët tanë më të vlefshëm dhe më të mirë.
Kam dëshirë që bashkëpunimin tonë ta rrisim në fusha të rëndësishme si ekonomia, kultura dhe arsimi, dhe të zgjerojmë bashkëpunimin në çdo fushë të mundshme. E vlerësoj shumë rëndësinë e vizitave dhe kam ftuar kryeparlamentarin turk z.Kurtulmush që të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Pas konferencës së përbashkët për shtyp, së bashku me z.Kurtulmush, vendosëm lule në zonën e bombarduar gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *