Me 72 vota kundër, dështoi përpjekja e disave që për pikë të ulëta politike të njolloset puna e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Me 72 vota kundër dështoi përpjekja e disave për të tërhequr vëmendje dhe për ta ulur sado pak rënien e lirë tek sytë e qytetarëve. E përshëndes dhe e uroj vendimin e deputetëve që nuk lejuan që për pikë të ulëta politike të njolloset puna e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Me këtë deklaratë të kryeparlamentarit u urojmë natë të mirë të gjithë atyre që e planifikuan dhe motivuan këtë “interpelancë”
“Kjo nuk është një interpelancë kundër Afrim Gashit, por kundër përkatësisë fetare të kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk është një interpelancë për tejkalimin e kompetencave të kryetarit të Kuvendit në lidhje me sigurinë, por kundër marrëdhënieve fqinjësore dhe angazhimeve për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo nuk është një interpelancë për shkeljen e pretenduar të Ligjit për gjuhët, por për shkak të fobisë ndaj gjuhës shqipe dhe përkatësisë etnike të kryetarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *