Gjatë qëndrimit në SHBA, realizova takim me delegacionin e udhëhequr nga Robert Benxhamin, drejtor në NDI për Evropën Qendrore dhe Lindore. I shpreha falënderimin tim për përkrahjen e NDI të Kuvendit në 25 vitet e fundit dhe shpreha bindje se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në fazën e dytë nga Programi për Përkrahje të Kuvendit. Në mënyrë plotësuese konstatuam se investimet në kapacitetet e kuvendit paraqesin investim me vlerë për shtetin.