Sot e prita në zyrën time simbolin e luftëtarit për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, mikun tim Ertan Shakiri, i cili është kryetar i Shoqatës “Sos Vita”.
Biseduam për mundësitë e avancimit të të drejtave të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë dhe në institucionet e vendit tonë.