Bujar Osmani nuk e ka për herë të parë të flasë si t’i vijë pastaj të thotë “i pata qëndrime personale, jo qeveritare”.
Pas sulmit terrorist në Banjskë, doli e tha “do ta rikonsiderojmë pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Ballkanin e Hapur”, por një javë më pas e përgënjeshtroi veten dhe tha “i pata qëndrime personale, jo qeveritare” dhe vazhdoi me aktivitetet e Ballkanit të Hapur.
Tash ai bën sikur do i nxjerrë sekretet e Vuçiqit, por askush nuk e harron se pikërisht Vuçiqi u interesua për humbjen e pushtetit të BDI-së.
Bujar Osmani, si ministër i jashtëm, ka emëruar ambasadorë të Maqedonisë së Veriut edhe spiunë rusë, për të cilët SHBA-ja ka shprehur shqetësim dhe kjo nuk është gjë e re për Frontin Euroaziatik, sepse ata edhe në lista kanë plot ortakë biznesesh ruse.
Por, Bujari do të humbë dhe Ballkani i Hapur do të ndalet. E them jo thjesht si qëndrim personal, por si qëndrim politik të koalicionit VLEN!