Afrim Gashi: Me 130-140 mijë vota Arben Taravari kalon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i Alternativës, tha se gjasat që kandidati i VLEN-it për garën për president do të shkon në raundin e dytë janë të mëdha.
Gashi tha se asnjëherë nuk ka qenë situata më e mirë që të kalojë në raundin e dytë.
“Mendoj se në bazë të hulumtimeve LSDM kësaj here do të jetë rreth 200 mijë vota mbase edhe më pak. Kandidati jonë me 130-140 mijë vota do të kalon në raundin e dytë”, tha Gashi.
Gashi tha se kur LSDM bie në këtë nivel të votave dhe ka dy kandidatë të fuqishëm tjerë, nëse BDI do ta kishte përkrahur kandidaturën e Arben Taravarit, atëherë ai 99% do të kishte shkuar në raundin e dytë.
Megjithatë, shtoi Gashi, ata si koalicion janë të bindur se Arben Taravari do të kalojë në raundin e dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *