Rezultati 3 me 1
Brenda një dite, kandidati i Koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, mori mbështetje vullnetare nga më shumë se 8000 qytetarë. Edhe pse BDI përdori gjithë mekanizmat e presionit ndaj punonjësve të administratës publike, asaj iu deshën më shumë se tre ditë për të mbledhur po kaq nënshkrime.
Nesër vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për përmbyllje të suksesshme të këtij hapi të parë. Kjo energji pozitive dhe vullnet i madh për ndryshim, na jep shpresë dhe gëzim, sepse kësaj radhe ndryshimi vërtet ia VLEN!