Në vigjilje të përfundimit të vitit, sonte në Gostivar u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Qendror të Alternativës. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, me ç’rast kryetari Afrim Gashi i njoftoi kuvendarët me aktivitetet që bëhen në ngjeshjen e partive të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim.
Përveç këmbimit të informacioneve, në këtë kuvend u zhvillua edhe një diskutim i frytshëm dhe përmbajtjesor, ndërsa kuvendarët i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Gashi për hapat e mëtejmë në detyrat që e presin Lidhjen.
Pas mbledhjes, u shtrua edhe një koktej modest, në të cilin morën pjesë edhe aktivistë të tjerë të shumtë të Alternativës.