Sot edhe njëherë u dëshmua se ky pushtet, për shkak të frikës nga humbja, ka vendosur që t’i manipulojë zgjedhjet. Në vend se të përballet me argumentet tona për arsyen e plotësimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kryetari I Kuvendit vendosi të ikë nga debati.
Nëse në këtë shtet duhet të argumentojmë për gjëra që janë aq të qarta, siç i përcakton rendi ligjor në vend, a mund ta marrim mend se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet për gjëra që mund të interpretohen?!
Kjo që ndodhi sot në Kuvend është argument se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve dhe prandaj ky është alarm jo vetëm për neve, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë se në çfarë niveli po degradon demokracia në vendin tonë. Pas kësaj humb edhe kuptimi i pluralizmit.
Sidoqoftë, ne nuk do të lejojmë të grabitet vullneti i qytetarëve, pavarësisht çmimit, ndërsa prej tash i sigurojmë qytetarët se pjesëmarrja jonë në zgjedhje, veç tjerash, e ka edhe rëndësinë e vendosjes së demokracisë në Maqedoninë e Veriut.