Për shkak vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e rritjes së rrogës prej 30% të administratorëve, në Ministrinë e Financave është krijuar kaos i vërtetë. Kështu zyrat e Thesarit tashmë nuk funksionojnë në gjithë vendin dhe, si rezultat i kësaj, nuk mund të kryhen pagesat në kohë. Kështu ndodhi edhe me pagesën e regresit për vitin 2023, me ç’rast mund të vihet në pikëpyetje pagesa e regresit dhe e rrogave në përgjithësi për punëtorët për vitin 2023.
Krejt kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të kësj situate nga ministri i Financave dhe si pasojë e paftësisë së kësaj qeverie për realizimin e premtimit për rritje prej 30% të rrogave të administratorëve.
Kjo është arsyeja që të kërkojmë stabilizim urgjent të situatës dhe funksionim normal të Thesarit, në mënyrë që të kryhen pagesat. Në të kundërtën, nëse ky kaos vazhdon dhe dëmtohen nëpunësit publikë, pasojat i mban mbi vetëm kjo qeveri dhe ky ministër i Financave.
Shkup, 07.12.2023