Pas sulmeve terroriste në Veri të Mitrovicës, Liderët e opozitës shqiptare takuan ambasadorin e Kosovës Qehaja

Tre liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi (Alternativa), Bilall Kasami (Lëvizja BESA) dhe Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike), sot takuan ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, me ç’rast i shprehën ngushëllimet më të thella për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë.
Njëkohësisht, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen për qeverinë e Kosovës në përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Liderët opozitarë përçuan mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të unifikuar kundër tendencave ekspasioniste të Sërbisë dhe akteve terroriste të dirigjuara nga Beogradi.
AlternAtivA
Lëvizja BESA
Lëvizja Demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *