Më poshtë gjeni letrën e partive opozitare shqiptare drejtuar presidentit Stevo Pendarovski, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat po falen qeveritarët e korruptuar.
Këto ndryshime janë në kundërshtim të plotë me përkushtimin tonë për reforma themelore në sistemin e drejtësisë, të cilat janë të nevojshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që është padyshim përcaktim i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vend.
Prandaj, kërkuam nga Presidenti Pendarovski që të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese, mos të firmos ndryshimet e Kodit Penal dhe ligjin ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim.