Sot bëhen fiks 26 vite nga Masakra e Reçakut ku mizorisht u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm nga forcat paramilitare serbe. Kjo ngjarje tronditi kufijtë e Ballkanit dhe Evropës duke nxjerr në pah abuzimin me fuqinë politike dhe ushtarake të një regjimi të tërë.
Asnjëherë nuk duhet harruar 15 janari dhe Masakra e Reçakut. Ngjarjet që harrohen, kanë predispozita që të përsëriten! Lavdi dëshmorëve të Masakrës së Reçakut.