2 Maji në Sllupçan – aty ku toka ende i mban gjurmët e gjakut, ndërsa qielli kujtimet e betejës për liri.
Një datë që nuk vdes, një histori që frymon në çdo brez.
Sllupçani nuk është vetëm një vendbanim, por është simbol i qëndresës, e flijimit dhe e dashurisë për liri. Me mburrje e krenari qëndrojmë sot para kujtimit të dëshmorëve që ranë për lirinë tonë. Në këtë ditë të shenjtë, i kujtojmë ata që me gjakun e tyre e shkruan historinë e një populli që nuk u gjunjëzua kurrë. Lavdi, lutje e krenari.
